• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE BERISHËS/ Kokalari: Boll u tallët me demokratët, dhuna s’është përgjigjie! Nëse do të fitosh revolucionin…
Home
Politikë

THIRRJE BERISHËS/ Kokalari: Boll u tallët me demokratët, dhuna s’është përgjigjie! Nëse do të fitosh revolucionin…

24 February, 2023 F.autor Politikë

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, dikur një mëbshtetëse e ish kryeministrit, Sali Berisha , i ka bërë thirje këtij të fundit që të prishë koalicionin me Partinë e Lirisë, nëse vërtet do të fitojë ‘revlocuionin’ për të cilin flet.

Në një postim të bërë në facebook, Kokalari ka përcaktuar 5 pika të cilat sipas saj do të sillnin fitoren e Berishës në lëvizjen e nisur të cilën ai e quan ‘revolucion’.

“Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:

1- Prish koalicionin me LSI

2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar

3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët

4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal

5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme”-shkruan Kokalari.

Kokalari shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme ka përfunduar dhe i bën thirrje Berishës që mos të tallet me demokratët pasi dhuna nuk është përgjigjie. Në përfundim, aktivistja republikane shkruan se Berisha ka këshilltarë të dobët pranë vetes të cilët sipas saj i kanë ‘hapur gropën’ me këshillat që i kanë dhënë.

“Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.

Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët. Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot”-përfundon Kokalari.

Kujtojmë se ditë më parë, Kokalari njoftoi zyrtarizimin e partisë së saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Ambasadori i Ukrainës: Gjendja e vendit sot 1 vit pas luftës dhe reagimi i çmueshëm i Shqipërisë
Previous article MUND TË JENI JU/ Shenjat e zodiakut që kanë lindur me talentin për të gatuar “çudira”!

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT