• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Ambasadori i Ukrainës: Gjendja e vendit sot 1 vit pas luftës dhe reagimi i çmueshëm i Shqipërisë
Home
Intervista

INTERVISTA/ Ambasadori i Ukrainës: Gjendja e vendit sot 1 vit pas luftës dhe reagimi i çmueshëm i Shqipërisë

24 February, 2023 F.autor Intervista, Politikë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymir Shkurov, dha një intervistë ekskluzive sot për gazetarin Thimi Samarxhiu në “Zona Zero” në Top News.

Ai foli për situatën në Ukrainë, sot, 1 vit pas nisjes së luftës me Rusinë.

Përgjatë këtij viti kanë ndodhur shumë gjëra, janë shkatërruar shumë infrastruktura të shoqërisë civile, shkolla, biblioteka. Ajo që ka ndodhur është përforcimi i ushtrisë ukrainase. Putin ka premtuar se do fitojë në Ukrainë. Lufta po vazhdon dhe ne jemi në një ëndërr të keqe. Edhe Presidenti Zelesnky ka arritur të bashkojë popullin dhe ushtrinë, dhe po luftojnë të mbrojnë tokën ukrainase nga trupat ruse. Ka qytete të shkatërruara, jetë të humbura ,këtu përmendim dhe fëmijë që kanë ndërruar jetë. Ka ende shumë të plagosur, ka të marrë peng. Ukraina dy ditë më parë ka kthyer mbi 2000 pengje e po punohet për të kthyer të tjerë. Kjo na ka dhënë një eksperiencë për vendin tonë, na ka bërë të kuptojmë se kush janë ukrainasit.

Sa nga parashikimi që keni bërë si diplomat ka dalë, sa reale ishte frika juaj që sot do jemi këtu ku jemi?

Mendoj që kam qenë idealist dhe më duhet ta pranoj se asnjë popull nuk ka rezistencë të mbizotërojë përballë propagandës. Propaganda në Rusi është aq e fortë. Ky konflikt mund të zgjidhet me anë diplomatike. Sot u votua në Nju Jork, një rezolutë e rëndësishme, është mbështetur nga shumë vende të botës, përfshi dhe Shqipërinë.

Cila është ndjesia kur shkoni Ukrainë, e shihni me sytë tuaj atë që shohim përditë nga ekrani?

Nëse do flasim për shifrat, ajo që shikojmë realisht është qytetet që kanë pasur mbi 1 milionë banorë dhe janë shkatërruar pothuajse fare, ka qytete që nuk ekzistojnë më. Këto shkatërrime lidhen me humbjen e jetëve njerëzore.

Beson në një zgjidhje diplomatike?

Unë si diplomat mbështes rrugën diplomatike, sot 95% e popullit ukrainas beson në fitore. Ushtria dhe populli ukrainas janë të vendosur të fitojnë dhe të zbojnë ushtrinë ruse. Kështu që asgjë nuk do t’i ndalë ata.

Si e shihni reagimin e Shqipërisë karshi Ukrainës?

Më pëlqen përzemërsia e popullit shqiptar. Ndoshta Shqipëria nuk është vend i madh por ka dhënë kontribut të çmueshëm. Ka pasur marshime ku ishin prezentë shumë njerëz për të treguar mbështetjen e tyre. E di dhe që kryeministri është jashtë vendit por kam parë mesazhin e tij solidarizues. Kam lexuar edhe deklaratat e opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ “Gjyshi” që e paralajmëroi tërmetin në Turqi 12 vjet më parë, por askush nuk ia vuri veshin
Previous article THIRRJE BERISHËS/ Kokalari: Boll u tallët me demokratët, dhuna s’është përgjigjie! Nëse do të fitosh revolucionin...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT