Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i ka bërë thirrje banorëve të Astirit që të mos bën mish për topat e Lul Kadriut dhe ata që e rrethojnë.
Teksa i është përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.
“Kur unë erdha në krye të Bashkisë, PD e kishte drejtuar kryeqytetin për 10 vite si makina pa duar. Më në fund mundëm ta kthenim Tiranën aty ku duhej, ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë,
Tek Unaza e Re nuk protestojnë hallexhinjtë, por politikanët që kanë qëllim komplet tjetër nga ai i banorëve. Protestonë fanatikë të mbledhur andej këtej, që i përgjigjen thirrjeve të Lul Kadriut. 134 banesa aty janë të paligjshme.
Nga ata, pa dokumenta që kanë aty shtëpinë, Bashkia merr aplikimet për bonusin 3-vjeçar të qirasë.
Përtej propagandës, shumica e njerëzve të zakonshëm të asaj lufte politike të stisur në kazanin mediatik-politik dhe i janë kthyer procedurave ligjore, mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, se këta hedhin benzinë e ikin, ama zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa.
Pse mo budallenj ishin Robert Ndrenika dhe protestuesit që pranuan projektin për Teatrin. Mos u bëni palë me ata që duan sherr e zhurmë.
Në këtë shfaqje kaq agresive anti-shtetit, kërkohet diçka që ligji nuk e ka, ndërkohë shumë familje e kanë humbur investimin e gabuar aty ky ligji e ndalon kategorikisht ndërtimin.
Kurrë s’kanë marrë flamurin amerikan dhe t’i drejtohen parlamentit. Lul Kadriut nuk i ha qoshja për ju, por kanë frikën e humbjes së rradhës. Po kush ia ka fajin kësaj partie pa ide, pa program,” tha Rama.
PERGJIGJA IME
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 23. November 2018


