• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
THIRRJA E AMBASADËS GJERMANE: Spaçi të mos mbulohet nga “bari” i HARRESËS
Home
Kulturë
Arkitekture

THIRRJA E AMBASADËS GJERMANE: Spaçi të mos mbulohet nga “bari” i HARRESËS

4 September, 2018 g.autor Arkitekture, Art, Kulturë, Trashegimi

Përballja me të shkuarën e regjimit komunist ka bërë bashkë të rinj nga nga Europa si, Gjermania, Ukraina, Polonia, Bullgaria e Shqipëria të cilët u mblodhën në ish-kampin famëkeq të komunizmit në Spaç për ta pastruar si kontribut në ruajtje të kujtesës.

Ambasada Gjermane Tiranë apelon duke u shprehur se Spaçi të mos mbulohet nga bari i harresës

“Në kuadër të një iniciative ndërkombëtare të rinj nga Gjermania, Ukraina, Polonia, Bullgaria e Shqipëria u mblodhën në ish-kampin famëkeq të komunizmit në Spaç për të kontribuar në ruajtjen e kujtesës mbi krimet e së shkuarës – ata pastruan këtë vend famëkeq në mënyrë që të vizitohet në respekt të atyre që kanë vuajtur burgimin në Spaç. Kjo nisëm synon të kontribuojë edhe në përballjen me të shkuarën”, shprehet Ambasada Gjermane Tiranë.

Po ashtu, Ambasada Gjermane Tiranë ka shpërndarë një video (DW) ku të rinj evropian dhe shqiptar pastrojnë burgun e spaçit.

Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968. Ndërtimi i tij u bë nga Ministria e Punëve të Brendshme në kohën e diktaturës komuniste duke shfrytëzuar të burgosurit ordinerë me punë të detyruar.

Burgut i Spaçit, nisi me 600 të burgosur politikë, që u shpërngulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit. Në fillim kampi përbëhej nga disa baraka të vogla të ndërtuara nga Drejtoria Gjeologjike në 1956-n. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik.

Norma e punës ishte 4 vagonë mineral për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.

Burgu arriti një kapacitet prej 3000 të burgosur politikë. Ai ka qenë ndër burgjet më mizorë të diktaturës komuniste, ku përveç torturave, nuk kanë munguar edhe vrasjet pa gjyq dhe sot janë qindra varre të humbura nën rrënojat dhe honet e rrethinave të burgut të Spaçit.

Shqipëria do të bëhet me një vend kujtese për ish-të përndjekurit politike të kohës së diktaturës komuniste, pasi Fondi Botëror i Monumenteve ka përzgjedhur burgun e Spaçit si një vend i memories kombëtare në kohën e diktaturës.

Qeveria shqiptare në afro 5 vite qeverisje ka arritur të kurojë një sërë çështjes si dëmshpërblimi i të burgosurve politikë që janë gjallë me tetë këste, ndërtimin e dy muzeve si Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, hapja e dosjve të ish-spiunve të sigurimit të shtetit të kohor së komunizmit si dhe shpalljen muze të burgut të Spaçit.

Kurimi i të shkuarës dhe procesi në vazhdim i dekomunistizimit janë prioritete e qeverisë Rama në mandatin e dytë të saj për të përndjekurit politik të regjimit komunist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NISUR ME PUSHIME/ Kapet në "Qafë-Thanë" maqedonasi me drogë. Policia e kontrolloi pasi...
Previous article DISKUTIMET KOSOVË-SERBI PËR KUFIJTË/ Hahn: Zgjidhja duhet t’i kontribuojë rajonit

g.autor

Postime të ngjashme

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT