• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THESI” I FUSHATËS/ Basha “frymëzon” gratë e Qesarakës: Do t’jua bëj rrogat 400 euro
Home
Zgjedhjet 2021

“THESI” I FUSHATËS/ Basha “frymëzon” gratë e Qesarakës: Do t’jua bëj rrogat 400 euro

12 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Nga Qesaraka kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur edhe në njësinë administrative Dajt, ku u fokusua tek fasoneritë dhe përmirësimin e kushteve të grave që punojnë aty. Basha tha qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor. Ai tha se taksa e sheshtë 9% dhe rritja e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.

“Goditja e parë ka qenë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka rritur koston e prodhimit dhe kur rritet kosto e prodhimit do të thotë që investitori, pronari ka më pak për  të investuar, ka më pak për të bërë politika të nxitjes së punësimit apo rritjes së pagave. Këto para shteti ia ka marrë por nuk ia ka kthyer. Nuk ia ka kthyer fjala bie në investime, prapë fasonët njësoj si sipërmarrësit e tjerë duhet të investojnë vetë  në gjeneratorë sepse u ndërprehet energjia elektrike, në shkarkimin e ujërave të zeza sepse në të gjithë zonën e  autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe një pjesë e madhe e fasonerive për 8 vite ma radhë nuk është investuar një lekë për kanalizimet e ujërave të zeza. Pastaj erdhi pandemia dhe ne e dinim fare mirë, i kërkuam shtetit të paguante një pagë për çdo punonjës të fasonerisë prej 260 mijë lekësh dhe të mbylleshin fasoneritë sepse po ktheheshin në një bombë. Nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe Fushë Krujë e mbani mend. Ka edhe probleme të tjera sepse fasoneria është  industri që e çon prodhimin në eksport.

Ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra kёtё objektiv i cili do tё realizohet, por nuk mund tё realizohet siç e bёn ky. Cikli ku jemi është një sërë dështimesh 8 vjeçare. Pagat do të rriten sepse me masat tona ne do të  do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, ju a merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne ti kthejmë në taksa të ulëta, ti kthejmë çmimet e ulët të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Orar i ri policor dhe zhvillimi i Zgjedhjeve, ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë! Le ta lëmë të qetë në “çmendinën” e tij

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT