• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THËRRET NESËR MBLEDHJE TË KËSHILLIT POLITIK/ Gjiknuri: Të miratojmë amendimet e marrëveshjes, sistemi zgjedhor do të trajtohet
Home
Politikë

THËRRET NESËR MBLEDHJE TË KËSHILLIT POLITIK/ Gjiknuri: Të miratojmë amendimet e marrëveshjes, sistemi zgjedhor do të trajtohet

11 June, 2020 s.autor Politikë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thirrut nesër mbledhje për Këshillin Politik.

Gjiknuri ka propozuar që mbledhja të mbahet të premten në orën 11:00, duke i çuar ftesën me e-mail Bylykbashit, Hajdarit dhe Vasilit.

Po ashtu Gjiknuri thotë se kjo mbledhje duhet të miratojë amendimet e marrëveshjes së arritur për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë kujton se edhe çështja e sistemit do të trajtohet por në një mbledhje tjetër.

 

NJOFTIMI ZYRTAR

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte (12 Qershor), ora 11:00.

Në e-mailin e dërguar nga z.Gjiknuri për Z.Bylykbashi, zonjën Hajdari dhe z.Vasili thuhet se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.

“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga z.Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri shkruan se “temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Ja lokali te “Petro Nini Luarasi” ku shpërtheu lënda plasëse (VIDEO)
Previous article IU MORËN 400-500 EURO PËR T'I KALUAR NË VENDET E BE/ Kapen dy durrsakët me sirianë e palestinezë në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT