• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU MORËN 400-500 EURO PËR T’I KALUAR NË VENDET E BE/ Kapen dy durrsakët me sirianë e palestinezë në makinë
Home
Aktualitet
Kronikë

IU MORËN 400-500 EURO PËR T’I KALUAR NË VENDET E BE/ Kapen dy durrsakët me sirianë e palestinezë në makinë

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Gramsh, pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantë nga vendet e treta të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu marrë 400 deri në 500 euro për person.

Të arrestuar janë dy të rinj, banues në Durrës, të cilët janë kapur duke transportuar me mjetin e tyre 4 shtetas sirianë dhe palestinezë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Panda”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Panda”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THËRRET NESËR MBLEDHJE TË KËSHILLIT POLITIK/ Gjiknuri: Të miratojmë amendimet e marrëveshjes, sistemi zgjedhor do të trajtohet
Previous article A NDIKON NDRYSHIMI I TEMPERATURAVE TE KORONAVIRUSI? Përgjigjet OBSH: Tani për tani…

s.autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT