• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THEMELIMI I PD/ Basha ‘thumbon’ Bardhin e Berishën: Një pjesë e jona sillet rrugëve, të verbuar nga interesi…
Home
Politikë

THEMELIMI I PD/ Basha ‘thumbon’ Bardhin e Berishën: Një pjesë e jona sillet rrugëve, të verbuar nga interesi…

11 December, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike foli edhe për deputetët e tjerë të cilët janë reshtuar krah Berishës e Bardhit, duke thënë se po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë.

Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”- tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA PËR VRASJEN E 50-VJEÇARIT/ Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, lë qelinë
Previous article I DËNUAR PËR 6 VEPRA PENALE NË BURGUN E PEQINIT/ Ministri Manja urdhëron vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Ilir Kupa

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT