• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin
Home
Shqipëri

Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin

20 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gunther Krichbaum është personi i paguar nga ana e Partisë Demokratike për bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi.

Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD.

Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum.

Mediat e huaja, përfshi media prestigjioze si “The Sun” apo “Deutsche Welle”, disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura.

Pak kohë më parë, Krichbaum bëri bujë me një deklaratë, të raportuar fillimisht nga “Deutsche Welle” dhe më pas edhe nga mediat ruse, në të cilën ai siguronte që BE duhet të tregohej e kujdesshme në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të mos cënuar “interesat e natyrshme” të Rusisë në këtë zonë.

Deklarata u publikua gjerësisht edhe në shtypin rus, siç dëshmon linku i bashkëngjitur –

http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146

Por, cila janë këto interesa ruse në Ballkan që nuk duhen prekur? Pikë së pari Serbia, për të cilën Krichbaum tregon një mbështetje të hapur dhe pa dyshim, bllokimi i perspektivës europiane për Shqipërinë si dhe mosnjohja e Kosovës.

Gjithashtu, në një vizitë në Ukrainë, si pjesë e një delegacioni gjerman, ai ndezi një reagim të ashpër nga mediat vendase, kur legjitimoi pushtimin e Krimesë, duke thënë se “pavarësisht asaj që ka ndodhur, Ukraina duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të gjetur një kompromis. Është fakt që çdo zgjidhje kalon nga Moska”.

Po në atë vizitë, Krichbaum u përplas edhe me autoritetet ukrainase, të cilat përjashtuan dy përfaqësues të “Die Linke”, një parti e majtë gjermane, pasi këta të dy hynë në vend ilegalisht, nga territoret e pushtuara ruse.

Krichbaum, edhe në atë rast u shpreh se “vendimi i Kievit zyrtar ishte i paarsyeshëm”.

“Zeynep” nuk është turke, ja nga vjen Cansu Dere (Foto)
Këto qëndrime, por jo vetëm, e kanë shndërruar 54-vjeçarin e CDU-së në një avanpostë të influencës ruse në Bashkimin Europian.

Diçka e tillë e bën edhe më të dyshimtë bashkëpunimin e Bashës me Krichbaum, në dritën e fakteve të pasqaruara asnjëherë nga lideri i Partisë Demokratike, për financimin e fushatës nga parajsa fiskale, me para të biznesmenëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Krichbaum është i njohur në politikën gjermane për një seri skandalesh, përfshirë edhe atë të trafikimit të fëmijëve jetimë nga Rumania, falë bashkëpunimit të sekretares e më vonë gruas së tij, Oana Harvalia./Zathur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20.04.2018 Ngjartjet më të rëndësishme sot në botë
Previous article DOKUMENT/ Kreu i Krimeve të Rënda në “sitën” e Vetingut: Zbardhet pasuria e Sandër Simonit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë Politikë

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT