• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLOHET BILANCI/ 26 të vdekur nga tornadot dhe moti i keq në SHBA
Home
Botë

THELLOHET BILANCI/ 26 të vdekur nga tornadot dhe moti i keq në SHBA

2 April, 2023 s.autor Botë

Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një serie tornadosh që goditi qytete të shumta në pjesët jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë shtëpi mbetën të shkatërruara dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, pasi që tornadot shkaktuan dëme të shumta në disa shtete.

Sipas Washington Post, më shumë se 60 tornado janë regjistruar në këto vende. Në shumë shtete – si Arkansas, Tenwsi, Illinoi, Indiana, Alabama dhe Misisipi – është raportuar edhe për viktima në njerëz. Njëra nga tornadot e shumtë e goditi edhe qytetin Wynne të Arkansasit, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit Little Rock.

Një banore e këtij qyteti, Ashley Macmillan, tha se ajo, burri i saj dhe fëmijët e tyre u grumbulluan me qentë e tyre në një banjë të vogël gjatë stuhisë, “duke u lutur dhe duke i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, sepse menduam se do të vdisnim”. Shtëpia e tyre u dëmtua shumë nga një pemë e madhe që ra mbi shtëpi, por ata nuk u lënduan.

“Ne mund ta ndjenim shtëpinë duke u dridhur, dëgjonim zhurma të forta, pjatat teksa thyheshin. Dhe pastaj u qetësua”, tha Macmillan për agjencinë e lajmeve AP. Guvernatorja e Arkansasit, Sarah Huckabee Sanders, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të premten, duke aktivizuar gardën kombëtare për të ndihmuar në përpjekjet për rikuperim. Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën dhe se ai i kishte premtuar ndihmë federale. Përderisa stuhia vazhdon të shkojë drejt lindjes, qindra mijëra njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete.

Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA-së, PowerOutage. Stuhia e së premtes shkaktoi gjithashtu shembjen e një çatie teatri në një koncert të mbushur në Belvidere të Illinoi, duke lënë kështu një person të vdekur dhe 28 të plagosur. Tornadot vdekjeprurëse vijnë një javë pasi një tjetër tornado vrau 26 njerëz në Misisipi. Presidenti Biden vizitoi shtetin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë, shembje të urës së Kerçit
Previous article "MË HODHI DIÇKA NË PIJE"/ Qetsori kërkon hakmarrje ndaj Bledit: Do ja rregulloj unë këtu

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT