• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THE NEW YORK TIMES”: Leksioni nga tërmeti në Shqipëri, Ballkani nuk është gati për “të madhin”
Home
Sociale

“THE NEW YORK TIMES”: Leksioni nga tërmeti në Shqipëri, Ballkani nuk është gati për “të madhin”

2 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Media amerikane The New York Times ka publikuar një artikull ku paralajmërohet se shtetet e Ballkanit nuk janë gati për të përballuar pasojat e një tërmeti të madh. Sipas kësaj media, leksioni u mor nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima.

“Ndërtimi shpesh kompromentohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në të gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan The New York Times.

Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, vijon NYT, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.

Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme. Tërmeti i kishte bërë godinat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra  të tjera në rrezik të mundshëm në të ardhmen, thuhet në artikull.

“Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh e pamundur në një nga vendet më të varfëra të Evropës”, shkruan NYT.

Në Rumani, ndërtesat më të vjetra shpesh paraqesin rrezikun më të madh. Por në vendet e tjera, si Shqipëria, janë ndërtesat e reja që shqetësojnë shumë ekspertë, shkruan NYT, duke theksuar se ‘boom’-i i ndërtimeve pas rënies së komunizmit ka ndikuar negativisht në standarde.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO PËRPIQEMI TË..."/ Presioni ndërkombëtar dhe thirrjet e Thaçit shtyjnë Albin Kurtin e Isa Mustafën drejt marrëveshjes
Previous article "NJERIU I VITIT"/ Salianji: Në këtë vend ku vjedhin edhe rrotën, ky është vlerësim (shpreson që në burg t’ia kthejnë…!)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT