• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THARJA E GOJËS/ Ja si ta zgjidhni me kura natyrale
Home
Shëndet

THARJA E GOJËS/ Ja si ta zgjidhni me kura natyrale

26 February, 2024 s.autor Shëndet

Njeriu mund të përballet me tharjen e gojës në momentin që gjendrat e pështymës nuk funksionojnë mirë.

Ky problem quhet kserostomia dhe shpesh mund të jetë një simptomë e një problemi më serioz mjekësor.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni trajtimet më të mira kundër tharjes së gojës që mund t’i bëni lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Trajtime Natyrale Kundër Tharjes së Gojës
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se trajtimet e mëposhtme mund të zbusin tharjen e gojës dhe të lehtësojnë parehatinë që shkakton ajo.

Uji
Uji ju mban të hidratuar dhe zbut tharjen e gojës.

Studimet konfirmojnë se tharja e gojës mund të ndodhë edhe si pasojë e dehidratimit, ndaj pirja e ujit mund t’ju vijë në ndihmë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë shmangien e kafeinës, alkolit, duhanit dhe sheqerit të cilat kanë efekt dehidratues.

Medikamentet
Në 90 përqind të rasteve, tharja e gojës mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të disa medikamenteve.

Barnat që shkaktojnë tharje të gojës janë ato kundër alergjive, medikamentet hormonale dhe disa të tjera specifike për rrugët e frymëmarrjes.

Karamelet Pa Sheqer
Karamelet pa sheqer ofrojnë një zgjidhje afat-shkurtër të tharjes së gojës.

E njëjta gjë vlen edhe për çamçakëzin pa sheqer, substancat përbërëse të të cilit stimulojnë prodhimin e pështymës.

Kujdesi Për Higjenën
Ekspertët këshillojnë përmirësimin e higjenës së gojës duke përdorur pastë dhëmbësh më cilësore dhe të pasur me fluor, fijet dentare dhe shpëlarësit e gojës të cilët duhet të jenë pa alkol.

Frymëmarrja nga Goja
Sipas ekspertëve, marrja e frymës nëpërmjet gojës mund ta thajë atë dhe të nxisë probleme të mëtejshme dentare.

Ata thonë se njeriu duhet të marrë frymë nga hunda, veçanërisht kur kanë tharje të gojës.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën e Mjekut
Nëse arrini në konkluzionin se tharja e gojës shkaktohet nga përdorimi i medikamenteve, mund të konsultoheni me një mjek i cili mund t’ju rekomandojë alternativa më të mira.

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e veshkave, depresioni, anemia, ankthi dhe çrregullimet imunitare dhe vëreni se ju thahet goja shpesh, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Norvegjezi rinovon kontratën me Manchester Cityn, qëndron deri në vitin 2029
Previous article THA SE MERITONI I KA KËRKUAR 4-SHE/ Dario Dako zbulon të tjera detaje: Folëm në kamer

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT