• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THACI TELEFONON MOGHERININ/ Zbardhet biseda, në fokus tarifa
Home
Rajon

THACI TELEFONON MOGHERININ/ Zbardhet biseda, në fokus tarifa

2 February, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe tarifat doganore.

Përmes postimeve në rrjetet sociale të dy janë pajtuar se dialogu Kosovë–Serbi duhet të vazhdojë, duke përfillur edhe kërkesën për suspendimin e tarifave doganore që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

“Bisedova me presidentin Hashim Thaçi. I përsërita që tarifat duhet të pezullohen dhe dialogu të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

“Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. S’ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka shkruar në Facebook se dialogu ekzistues për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është zgjatur shumë, por, sipas tij, “tani kemi një momentum që nuk duhet humbur për ta përfunduar”.

Presidenti i Kosovës e ka cilësuar të padrejtë qëndrimin e Serbisë për të mos vazhduar dialogun pa suspendimin e tarifës, por ka këshilluar institucionet qendrore në Prishtinë që të dëgjojnë kërkesat e SHBA-së dhe BE-së.

“Pikërisht për t’u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë, sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Por, përkundër mirëkuptimit nga ana e saj, mesazhi ishte i qartë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij”, ka shkruar Thaçi.

“Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

“Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO KUR TË SHKOJ 80 VJEÇ..."/ Habit Kryemadhi: Do më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë
Previous article "ËSHTË E VËSHTIRË"/ Sarri nën “zjarr”: Kisha më shumë presion te Napoli se te Chelsea

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT