• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Thaçi: Të jemi bashkë në dialogun me Serbinë
Home
Rajon

Thaçi: Të jemi bashkë në dialogun me Serbinë

20 June, 2018 Redaktor2 Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur konferencë për media lidhur me takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se beteja me Serbinë nuk zhvillohet duke i bojkotuar negociatat, por duke paraqitur argumente në anën e Kosovës.
Gjithashtu ai ka thënë se beteja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë, jo jashtë saj, dhe se nuk do të lejojë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur, dhe se pala që refuzon dialogun dhe marrëveshjet në mes dy shteteve, do të jetë palë stagnuese, ndërsa pala që është gjeneroze në dhënien e ideve do të ecë përpara.
“Beteja me Serbinë nuk zhvillohet duke bojkotuar negociatat por në tavolinë me argumente të cilat janë në anën tonë. Prandaj kemi përgjegjësi të gjithë”, ka thënë ai.
Ai është shprehur gjithashtu se Kosova do të jetë anëtare e OKB’së dhe do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne besojmë se Kosova do të jetë edhe anëtare e OKB’së edhe njohje reciproke Kosove-Serbi. Do të hapet rruga europiane dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, ka thënë ai.
Gjithashtu Presidenti ka folur për demarkacionin me Serbinë, për rreth 400 km tokë. Ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar për këtë çështje.
“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VERA ERDHI! Blendi Fevziu tregon se ku do ti kalojë pushimet: Do të shkoj në...
Previous article PRINDËRIT NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN/ 25-vjeçari i plagosi se ia kundështuan lidhjen...

Redaktor2

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT