Paraditen e sotme, kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi u shpreh se ndihej e frikësuar nga bandat e qytetit pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur vendin.
Në fjalën e saj Ademi u shpreh se është e gatshme të bashkepunoj me policinë dhe strukturat e posaçme për të parandaluar krimin. Për këtë deklaratë mori edhe mbështetjen e ministrit të brendshëm Lleshaj.
Por duket se ndryshe nga ministri, kryetari i partisë së saj nuk e ka pritur aq mirë këtë deklaratë. Kjo pasi në takimin e zhvilluar sot në Shkodër me qytetarët, Basha u shfaq pa kryebashkiaken në krah.
/AlpeNews.al