• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEZJA NA HODHI”/ Shqiptarja në Greqi hedh nipin dhe mbesën nga ballkoni, dëshmitë e para
Home
Aktualitet
Kronikë

“TEZJA NA HODHI”/ Shqiptarja në Greqi hedh nipin dhe mbesën nga ballkoni, dëshmitë e para

25 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbarë Greqia është tronditur nga ngjarja shokuese që është regjistruar ditën e sotme në Egaleo ku tezja shqiptare ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Për fat të mirë fëmijët dhe tezja janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

“Tezja na hodhi nga ballkoni”, bërtisnin duke qarë fëmijët, thonë fqinjët.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe tezen duke tentuar të hidhet nga ballkoni.

Fëmijët na thanë: “ Tezja na hodhi nga ballkoni Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes .

“ Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur vazot me lule nga ballkoni, fëmijët në rrugë dhe ajo që po përpiqej të binte poshtë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra”, tha një fqinj tjetër për protothema.gr.

Nuk dihen arsyet që shtynë tezen të hedhë nipin dhe mbesën nga ballkoni

Sipas informacioneve të para, shqiptarja që hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni po qëndronte në shtëpinë e motrës së saj, në Egaleo. Pasi ka hedhur fëmijët nga ballkoni ajo është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve, e cila në momentin tragjik ndodhej brenda në shtëpi, është në gjendje shoku, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar babanë e fëmijëve, i cili ishte në punë. Me të mbërritur në vendngjarje ambulanca ka marrë fëmijët e plagosur dhe tezen e tyre dhe i ka transportuar në spital.

Dy fëmijët e mitur janë shtruar në spitalin pediatrik, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tezja ndodhet ndodhet në një spital tjetër ku po merr trajtim mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AS 10 MALUMA NUK I DUA"/ Enca ndryshon mendje, shfaqet me këngëtarin latin në Dubai
Previous article RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS/ Rikthehen sërish protestat! Ja dita dhe ora kur qytetarët do mblidhen

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT