• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEZE ÇFARË DHURATE DO…”/ Motra e Silvanës: Si e mësova aksidentin tragjik
Home
Aktualitet
Kronikë

“TEZE ÇFARË DHURATE DO…”/ Motra e Silvanës: Si e mësova aksidentin tragjik

30 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera rrëfime tronditëse vijnë nga familjarët e familjes Gushi, që u shua tragjikisht nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, teksa po vinin nga Greqia për të bërë pushimet në Shqipëri.

E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lotësh në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj.

Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tronditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur, raporton “BalkanWeb”.

“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qarë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi. Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo. Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.

Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin. U futa dhe në faqe të parë lexova për aksident. Hap lajmin dhe shoh makinat, po nuk e dija çfarë makine kishte kunati. Mora mamin në telefon dhe e pyeta, ajo më tha të merrja babin. E mora babin dhe e pyeta, më tha “Toyota”, aty u fika, më dogji diçka. I thashë mamit, më duket se kanë bërë aksident, ishin tre të vdekur, po ato ishin katër. Mora taksi dhe shkova menjëherë te spital, po aty nuk më jepte njeri fare asgjë. Dola zbathur. Ata nuk kishin numër shqiptari, numri grek nuk kapte më. Nuk e kuptoj të vish deri në derë të shtëpisë, aq shumë na paskan dashur, sa vdiqen 7 minuta larg shtëpisë.

Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur. Shkova te spitali, pashë policë, ata më thanë të merrja 129 të më tregonin. I mora në telefon, më thanë makinë “Toyota”, me targë greke. Merr doktorë, shtrëngo, kërkova të shkoja te morgu, më tërhiqnin zvarrë dhe nuk më linin të shkoja. Më pyetën sa veta ishin në makinë, që të më tregonin. Ju thashë që ishin katër veta, i përshkrova, dhe aty nuk mbaj mend më, mora mamin në telefon dhe i thashë që vdiq Vana me burrin e vajzat. Nuk mbaj mend më, u mblodh tërë Vlora, nuk më mbanin dot. Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qarë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin. “O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin. Aq shumë janë dashur, sa ikën të katërt bashkë. “O teze, pse nuk bëhesh mami jonë ti, se ti na mban me të mira”, më thoshte mua. Të shikosh katër arkivole në mes të shtëpisë, nuk e di”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Ekzekutohet me plumb në kokë dhe në zemër shqiptari në Francë
Previous article "MË VDEKTË MOTRA..."/ Nuk përmbahen të rinjtë, 19 vjeçari me makinë luksoze përfundon në kanal (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT