• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TETË VITE NGA ZHDUKJA E BLEONËS/ Nënës i sjellin foto dhe i kërkojnë lekë (VIDEO)
Home
Sociale

TETË VITE NGA ZHDUKJA E BLEONËS/ Nënës i sjellin foto dhe i kërkojnë lekë (VIDEO)

14 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kanë kaluar 8 vite nga humbja e Bleona Matës vajzës 7-vjeçare nga Kukësi. Ajo sot është 15 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj.

Nëna e Bleona Matës kërkon ndihmën e institucioneve dhe thotë se nuk ka asnjë informacion nga autoritetet përkatëse. Bukurie Mata deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën në një makinë dhe i ka dërguar asaj foto.

Bukurija shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Matës është Londra.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Matës është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.
Nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për lekë në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Bukurie Mata tha per Tv Fax News që përgjegjësinë për humbjen e vajzës së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën. Sipas saj ata e dinë se ku ndodhet Bleona Mata, ndërkohë që janë të lira dhe policia nuk po heton më për vajzën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO TË PËRSËRITET MË"/ May: Nuk ka referendum tjetër për Brexit
Previous article PLAS TEK KATALANASIT/ Valverde “fuera”: MESSI zgjedh trajnerin e ri të Barçës

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT