• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TETË TË ARRESTUAR BRENDA PAK ORËVE/ Policia ZBARDH detajet e aksionit në Tiranë: Merreshin me…
Home
Aktualitet
Kronikë

TETË TË ARRESTUAR BRENDA PAK ORËVE/ Policia ZBARDH detajet e aksionit në Tiranë: Merreshin me…

18 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me repartin e posaçëm “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë në zonën e Liqenit Artificial iu gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë N. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” shtetasi D. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e këtij Komisariati me sende duralumini të vjedhura në një bar kafe.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi N. H. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe në momentin e shoqërimit të tyre për në komisariat, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i dëmtuar njërën nga kamerat e trupit dhe një aparat celular.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasi L. H., 36 vjeç banues në fshatin Shargë, Vorë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi në Vorë, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të këtij Komisariati nuk ka mundur dot.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë u ndalua për veprën penale “Vjedhja” shtetasi A. (E.) .G., 33 vjeç banues në Elbasan, me precedentë të mëparshëm për vjedhje, pasi në lagjen nr. 2 Kavajë i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar me automjetin e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDES ZBULON GJITHÇKA! Mësohet ku do ta përfundoi karrierën Ronaldo
Previous article KANDIDATI I DYTË PËR KREUN E SPAK/ Kraja: Do të mbroj prokurorët nga sulmet

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT