• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TETË GAZETARË SHQIPTARË NË SHBA/ Ambasada: Media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm
Home
Aktualitet
Media

TETË GAZETARË SHQIPTARË NË SHBA/ Ambasada: Media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm

19 November, 2019 F.autor Aktualitet, Media

Tetë gazetarë shqiptarë u bënë pjesë e një trajnimi që ambasada e SHBA organizoi në muajin Tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i njohur ata nga afër rolin e medias amerikane në shtetin ligjor.

Tetë gazetarët,  vizituan DASH, njësinë investigative të gazetës Washington Post, Gjykatën Supreme të SHBA-së si dhe u takuan me prokurorë, gjyqtarë dhe gazetarë investigativë.

Pas kthimit ata biseduan zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ndan edhe kujtimin e këndshëm të vizitës së memorialit të Martin Luter King, ndërsa shprehet se tashmë edhe ai ka një ëndërr.

“Është e rëndësishme të kemi mundësi për të raportuar të vërtetën e cila kërkon edhe kohë por duhet të mbetemi larg interesave të pronarëve, të politikës dhe grupeve kriminale. Ishte kënaqësi që vizitova memorialin e Martin Luter King dhe e them sot ”Edhe unë e kam një ëndërr”, shprehet gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë edhe disa nga momentet e vizitës së tetë gazetarëve shqiptarë në SHBA, duke e quajtur atë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, teksa ndan edhe disa nga përshtypjet e tyre.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

Tetë gazetarët

Foto nga takimet në qytete të SHB
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E NJËJTA HISTORI 29 VITE..."/ Braçe: Këta nuk duan zgjedhje, por pushtetin, paratë dhe sistemin gjyqësor të tyrin!
Previous article NGA TAPETI I BUTË TEK HYRJA E MEDIAVE/ Ja çfarë la UEFA si detyra për t’u realizuar në "Air Albania Stadium"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT