• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TESTOHEN KLASAT E PESTA/ Razana Vrapi: Nxënësit të jenë të qetë, ja RISIA që do jetë
Home
Sociale

TESTOHEN KLASAT E PESTA/ Razana Vrapi: Nxënësit të jenë të qetë, ja RISIA që do jetë

9 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do ti nënshtrohen testimit në tre lëndë. Drejtoresha e Qendrës për shërbimet arsimore Rezana Vrapi për Report TV thekson se për rezultate të dobëta të nxënësve nuk do ketw penalitete, por më së shumti këto rezultate i shërbejnë shkollave dhe Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjeve.

Në 24-maj të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë tri lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore Drejtoresha e Qendrës për shërbimet arsimore Rezana Vrapi, thekson se këtë vit do të ketë një risi në zhvillimin e provimit.

“E vetmja gjë ndryshe do të jetë se ka një grup që për herë të parë del në kurrikulën e re, sepse ne kemi dy lloje testesh, test që është për të gjithë popullatën dhe testi tjetër për një grup nxënësish të cilët i janë nënshtruar pilotimit dhe sigurisht për ta, bazuar dhe në ndryshimet që ka pasur kurrikula testi do të ketë disa ndryshime, jo shumë thelbësore, po ndryshime më së shumti bazuar në kompetenca”, deklaron Vrapi.

Provimi për 11-vjeçarët nuk do të ketë nota dhe as penalitete për nxënësit që do të dalin dobët në të, e për këtë arsye Drejtoresha Rezana Vrapi thekson se nxënësit duhet të jenë të qetë, pasi rezultatet më së shumti do t’i duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillores.

“Ata kanë shfaqur shqetësimin e tyre dhe kjo është reflektuar dhe është e kuptueshme për arsye se është provim dhe mjafton dhe fjala test që ata të vendosen në një lloj tensioni. Megjithatë vet mësuesit por edhe prindërit duhet ti bëjnë që ti lehtësojnë, nuk po kërkojmë të vendosim një notë nga e cila varet fat ii tyre, nuk ka asgjë të tillë, ajo që duam të dimë është cila janë arritjet e tyre”, u shpreh Rezana Vrapi.

Sa i takon vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve, do të bëhet me pikë, të cilat do të ekuivalentohen me notë, ku vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit parashikon procedura të rrepta, të ngjashme me testimin e Lirimit dhe të Maturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN DROGË/ Pasi u kapën në flagrancë SHQIPTARI tentoi të hedhë...
Previous article "MË PËLQEN KJO LLOJ JETE"/ Njihuni me burrin që udhëton në botë me... TRAKTOR

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT