• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TESTI I IDIOTIT”/ Ja pyetjet për këtë kategori shoferësh shqiptarë
Home
Sociale

“TESTI I IDIOTIT”/ Ja pyetjet për këtë kategori shoferësh shqiptarë

18 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Për herë të parë në Shqipëri, shoferët do t’i nënshtrohen një testi për të parë gjendjen e tyre psikologjike sa herë që efektivët e policisë konstatojnë sjellje të rrezikshme të tyre në rrugë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha dje se në rishikimin e Kodit Rrugor, do të propozohet edhe testi që në Gjermani, njihet me emrin “testi i idiotit” dhe që gjen aplikim në disa vende të Bashkimin Evropian.

Sot Report Televizion ju sjell të detajuar këtë praktikë që policitë evropiane ushtrojnë ndaj shoferëve që ndihen ‘zot’ të rrugës dhe rrezikojnë edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Ky që shihni në pamje është një version në gjermanisht i testit që propozohet t’i nënshtrohen edhe drejtuesit e automjeteve në Shqipëri. Testi ka 50 pyetje të nivelit elementar dhe me përfundimin e tij del edhe rezultati i përgjigjeve të dhëna që tregon me përqindje sa kapacitet mendor ka drejtuesi automjeti dhe a është i përshtatshëm për të zotëruar leje drejtimi, në të kundër do t’i hiqet patenta.

Testi përmban pyetje të këtij lloji:

Sa datëlindje kanë njerëzit?
Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë?
Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t’iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?

Por përse lind nevoja e këtij testi?

Në Shqipëri të shumtë janë ata shoferë që përmes dritave të gjata kthehen në kërcënim për drejtuesit e tjerë para tyre, të cilëve u kërkojnë në mënyrë presionuese t’u hapin rrugën për të ecur me shpejtësi marramendëse. Po ashtu parakalime të gabuara, mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha, e shumë situata të tjera që bëhen burim aksidenti me pasoja fatale.

Vetëm në vitin 2019 ka pasur edhe nga ata shoferë të ndëshkuar me 150 gjoba, që do të thotë se ata nuk kanë reflektuar pavarësisht masave administrative të marra ndaj tyre.

Në fund të muajit shkurt pritet të detajohen të gjitha propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Shikoni se çfarë humb sulmuesi indian (VIDEO)
Previous article Përse meshkujt që tradhëtojnë nuk ndahen nga partneret e tyre?

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT