Një nga pikat e platformës së partive aleate të PD-së për marrëveshjen në kuadër të zgjidhjes së krizës politike në vend, ishte kryerja e testit të drogës nga Presidenti, Kryeministri dhe deputetët.
Pika 9. Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.
Një tjetër pikë interesante është ajo e kufizimit të mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.
Pika 8. Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.
Partitë e vogla pritet që të zhvillojnë një takim me Presidentin e Shqipërisë Ilir MEta të martën në orën 11:00.


