• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Terrorizuan Rinasin, arrestohen dy autorët që vodhën kabllin e ndriçimit (EMRAT)
Home
Sociale

Terrorizuan Rinasin, arrestohen dy autorët që vodhën kabllin e ndriçimit (EMRAT)

11 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vjedhje. Sipas njoftimit të policisë janë dokumentar të gjitha ngjarjet që këta persona kanë marrë pjesë.

Në njoftimin e policisë thuhet se Leonard Prenjasi , 37 vjeç, banues në Tiranë, Bardhyl Shkreta, 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe Blerim Meshi, 40 vjeç, banues në Kamëz.

Njoftimi i policisë

Arrestohen 3 shtetas për veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Autorët vidhnin kabuj elektrik dhe aksesorë automjetesh.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

Leonard Prenjasi , 37 vjeç, banues në Tiranë.
Bardhyl Shkreta, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, me datë 10.01.2018 ,në rrugën Rinas – Qaf Kashar, janë kapur në flagrancë duke vjedhur kabullin përcjellës të energjisë elektrike që shërben për ndriçimin e rrugës së sipërcituar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi Leonard Prenjasi dhe në banesën e shtetasit Bardhyl Shkreta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 122 m kabull, kapuç, doreza, levë, çizme plastike dhe jelekë me shirita fosforishentë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjeve:

Më datë 15.10.2017, në rrugën Rinas –Qaf Kashar, dyshohet se kanë vjedhur nje sasi kabulli elektrik ndrçimi.

Më datën 30.07.2017, në rrugen “Llazi Miha”, dyshohet të kenë të vjedhur një sasi kabulli telefonik .

Gjihthashtu shërbimet e Komisariatit nr.4 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

– Blerim Meshi, 40 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.01.2018, rreth orës 00:45, në rrugën e “Xhanfize Keko”, u kap duke tentuar të vjedhë xhamin e pasqyrës së mjetit të tipit “Benz”, në pronësi të shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një thikë “flutur” dhe një objekt metalik në formë T-je.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë :

– Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A.,

– Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L.,

– Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D.

– Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edge të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter ndryshon objektiv, gati të nënshkruajë me Rafinhan
Previous article Ka shumë oferta për Younes, por Ajaxi e blindon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT