• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORIZUAN BANORËT DUKE QËLLUAR ME KALLASHNIKOV/ E pësojnë keq tre adoleshentët në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

TERRORIZUAN BANORËT DUKE QËLLUAR ME KALLASHNIKOV/ E pësojnë keq tre adoleshentët në Durrës

4 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç në Sukth janë arrestuar nga policia ndërkohë që një 16-vjeçar është vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë qëlluar me kallashnikov në ajër duke terrorizuar banorët.

Në pranga janë vënë K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç të dy banues në Sukth ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar.

Në momentin e arrestimit 17-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit tij kallashnikov ndërsa në banesa policia ka gjetur një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Tre adoleshentët do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë

Dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, falë ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm , kapen pa dëmtime dhe vihen në pranga dy adoleshentë. Procedohet penalisht edhe një 16-vjeçar që dispononte pistoletën sportive.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një shkop metalik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe ato operacionale të DVP Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Katund, Sukth, tre adoleshentë qëllonin me armë në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sukthi”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA TRAGJIKE E DENISIT/ Rrëfimi i nënë Pranverës dhe vargjet amanet të Dukës për djalin: Shpirti im mbeti tek ty
Previous article FEMRA, ALKOOL DHE DROGË NË BURGJE/ Ja momentet kur të arrestuarit e operacionit “Trinom” mbërrijnë në gjykatë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT