• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORIZOJNË Lezhën me të shtëna. Policia gjen arsenal armatimesh/ Arrestohen tre persona (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

TERRORIZOJNË Lezhën me të shtëna. Policia gjen arsenal armatimesh/ Arrestohen tre persona (VIDEO)

16 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Lezhë Qëllojnë me armë zjarri në ajër duke krijuar panik në qytet, arrestohen në kohë rekord nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën qëlluan në ajër tre shtetasit e arrestuar, një sasi e konsiderueshme fishekësh, 8 granata dore, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Më datë 15.02.2018, rreth orës 14.30, tre shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë së Lezhës, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

• Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps, Miditë.

• E. M., 15 vjeç, banues në Lezhë.

• P. D., 15 vjeç, në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 35 gëzhoja. Në vijim të veprimeve të kryera , shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e armës (pushkë model 56), me të cilën kishin qëlluar shtetasit e sipërpërmendur, të cilën e kishin fshehur në shkurre përreth zonës ku kishin qëlluar. Së bashku me armën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

https://alpenews.al/wp-content/uploads/2018/02/video-1518765475.mp4

Po gjatë kontrollit grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Materialet proceduriale në ngarkim të tre shtetasve, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/4, 5 dhe 274 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” për shtetasin Markelian Pepa, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri i Jashtëm grek Kotzias: Temat e nxehta me Shqipërinë janë mbyllur (VIDEO)
Previous article Vajza e Ilir Metës ka ditëlindjen, fjalë zemre në mesnatë nga Monika: Në familjen tonë ishe zhurmë… (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT