Policia e Elbasanit në bashkëpunim me grupin hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e zjarrit e cila u përdor nga 45-vjeçari Arjan Ruvina.
Ky i fundit pas një konflikti me disa familjarë ka qëlluar në ajër duke trembur gjithë lagjen.
Duke qenë se ngjarja bëri bujë, i trembur dhe për t’i shpëtuar policisë në mënyrë të dëshpëruar, 45-vjeçari e ka hedhur armën kallashnikov tek fqinji i tij. Policia pasi e ka arrestuar ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e saj.
“Në vijim të infromacionit paraprak, pas kontrollit tē imtësishëm të territorit të bërë nga shêrbimet e policisë ne zonen ku ishte bere telefonata, si dhe pas infromacioneve te marra ne rruge operative , policia ka bere te mundur identifikimin dhe shoqerimin e autorit te dyshuar qe ka qelluar me arme zjarri ne ajer pas nje konflikti familjar , 45 vjecari Arjan Rovina eshte shoqeruar ne Polici per veprime te metejshme si dhe ështē sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov”, njofton policia.



