• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORISTËT E INFILTRUAR SI GAZETARË E INTERVISTUAN/ Baba Mondi: Mund të isha dhe unë shënjestra (VIDEO)
Home
Sociale

TERRORISTËT E INFILTRUAR SI GAZETARË E INTERVISTUAN/ Baba Mondi: Mund të isha dhe unë shënjestra (VIDEO)

24 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi rrëfen për Report Tv momentin kur u lajmërua nga policia, në festën e Sulltan Novruzit, marsin e vitit të shkuar,  për arrestimin e dy personave, të dyshuar si pjesë e një celule terroriste iraniane.

“Ata ishin të ftuar për një konferencë botërore në datën 19 mars dhe ishin ftuar dhe për rastin e festës për të bërë xhirime dhe të tregohej aktiviteti i Kryegjyshatës botërore për t’u treguar dhe ajo në arenën botërore dhe në Iran. Erdhën si gazetar ne nuk dinim gjë, se kuptohet janë të ftuar. Kur ishim në fillim të ceremonisë edhe presidenti na lajmëruan se janë arrestuar dhe kaq dimë pastaj më mbrapa pastaj morëm vesh që ato janë mbajtur në polici pastaj kanë ikur janë lënë të lirë. Ata më morën një intervistë se ç’është bektashizmi, veprimtaria jonë në Shqipëri dhe në Ballkan”-u shpreh Baba Mondi

Baba Mondi u shpreh se qëllimi për sulmin terrorist të organizuar mund të ketë qenë për të prishur bashkëjetesën fetare që kanë shqiptarët.

“Po derisa ata kanë ardhur kushedi ku ka qenë qëllimi i tyre, mund të ketë qenë tek shteti, mund të ketë qenë tek unë, mund të ketë qenë tek besimtarët mund të ketë qenë që të vriteshin sa më shumë njerëz për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe për të prishur bashkëjetesën që kemi ne midis besimeve fetare që siç e dini është një rast unikal në botë. Bektashinjtë, ortodoksët, katolikët, protestantët, myslimanët jemi të gjithë bashkë martohemi me njëri-tjetrin kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer”–tha kryegjyshi i Bektashinjve

Kryegjyshi i Bektashinjve thekson se nuk ka marrë kërcënime, por në festat e zhvilluara pas këtij incidenti kanë qenë të shtuara masat e sigurisë nga forcat e policisë dhe anti-terrori.

“Mua s’më ka ardhur gjë zyrtarisht që të them që jam nën kërcënim, por kur ka raste të tilla mund të përforcohen me polici me anti-terror siç kemi patur raste të tjera domethënë pas asaj që ndodhi. Kur ka pasur festa kanë ardhur policia domethënë mos ndodh ndonjë incident kjo është. Ndryshon Shqipëria nga gjithë vendet e tjera kjo është dhe merita e shqiptare që nuk janë pjesë e terrorizmit nuk janë pjesë e inatit nuk janë pjesë e të keqes, por janë pjesë e të mirës”- tha Baba Mondi.

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDANË NGA NJËRI-TJETRI/ Mozzik ''hap thesin'' në emision për Loredanën (FOTO)
Previous article SKANDAL NË SKOCI/ Tifozët e Lazios pushtojnë Glasgow, simbole naziste në marshim (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT