• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TERRITOR I PASTËR”/ Zbulohen 16 ambiente të hapura ku kultivohej kanabis në Krujë, asgjësohen 6868 rrënjë droge
Home
Aktualitet
Kronikë

“TERRITOR I PASTËR”/ Zbulohen 16 ambiente të hapura ku kultivohej kanabis në Krujë, asgjësohen 6868 rrënjë droge

3 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, u konstatuan 16 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 494 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kuadër të 10 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar 6868 bimë narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Vrau motrën e mitur dhe nënën e tij, adoleshenti shpërthen në lot pasi merr dënimin e rëndë
Previous article KIARA TITO DO JETË PREZANTUESJA/ Ja VIP-at që do të sfidohen në “Kepin e Tundimeve”

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter Aktualitet

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter

ME ARMË DHE MUNICION/ Arrestohet në Krujë 61-vjeçari i dënuar më parë për kultivim droge Aktualitet

ME ARMË DHE MUNICION/ Arrestohet në Krujë 61-vjeçari i dënuar më parë për kultivim droge

TRAGJEDI NË FAMILJEN SHQIPTARE NË FLORIDA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, 4 të tjerë në gjendje kritike Aktualitet

TRAGJEDI NË FAMILJEN SHQIPTARE NË FLORIDA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, 4 të tjerë në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT