• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Qeveria ka tre opsione për të siguruar paratë e nevojshme për dëmet
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Qeveria ka tre opsione për të siguruar paratë e nevojshme për dëmet

1 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Teksa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe Laç pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, vëmendja tashmë është drejtuar drejt burimeve financiare, se si do të përballohet situata. Qeveria ka deklaruar se do të marrë përsipër në masën 100% kompensimin e të gjitha dëmeve por pa saktësuar se si do të gjenden fondet.

Deri më tani kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet ligjore që do të ndërmerren, si dhe po bëhet inventarizimi i të gjithë dëmeve, ku më shumë është fokusuar tek donacionet. Por cilat janë mundësitë për akordimin e fondeve shtesë për emergjencat civile nga buxheti i shtetit?

Fillimisht me një akt normativ qeveria mund të shtojë fondin e rezervave që përdoret për fatkeqësi të tilla. Ky fond aktualisht është në nivelin e 2 miliardë lekë, pasi iu shtuan 500 milionë lekë me aktin e parë normativ, vendim që u mor pas tërmetit të 21 shtatorit.

Por duket se kjo vlerë financiare nuk mjafton dhe qeveria do të detyrohet të shtojë fondin e rezervave. Në rast se një vendim i tillë ndodh, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet për disa zëra, siç ndodhi edhe me aktin normativ të parë, dhe në këtë situatë penalizohet ndjeshëm edhe nga mungesa e të ardhurave dhe mosrealizimi i planit. Po ashtu një zgjedhje tjetër është shtimi i fondeve për transfertën e pakushtëzuar për bashkitë që janë të prekura nga tërmeti.

Konkretisht transferta e pakushtëzuar e Bashkisë së Durrësit është në total 1.191 miliardë lekë, e Bashkisë Krujë ku bën pjesë Thumana është 414.3 milionë lekë dhe e bashkisë së Kurbinit është 366 milionë lekë. Po ashtu nuk hidhet poshtë edhe mundësia që të ketë ndryshime edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ku mund të shtohet fondi rezervë që për 2020 është parashikuar në nivelin e 1.7 miliardë lekë. Ndërsa mundësia e fundit, por që në këtë situatë ka rezultuar e para janë ndihmat nga donatorë të huaj dhe vendas. /shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË RIKTHEHET NË KAFAZ/ Sfida me Cerrone, ja planet e McGregor për 2020
Previous article NJË TJETËR ATMOSFERË/ Korça si destinacioni i javës për... të gjithë!

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë Aktualitet

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT