• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Piktorja 30-vjeçare që vdiq në spital disa orë pas të bijës, media zvicerane shkruan për familjen që u shua (FOTO)
Home
Breaking News

TËRMETI TRAGJIK/ Piktorja 30-vjeçare që vdiq në spital disa orë pas të bijës, media zvicerane shkruan për familjen që u shua (FOTO)

27 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat nga e gjithë bota kanë raportuar mbi tërmetin vdekjeprurës, që goditi Shqipërinë gjatë orëve të para të së martës, duke lënë shkatërrim dhe viktima. Një nga ngjarjet për të cilat ka shkruar sot gazeta zvicerane Blick është vdekja e një nëne 30-vjeçare, e cila humbi jetën në spital pasi u nxorr nga rrënojat, ndërkohë që më herët kishte humbur edhe vajzën 8-vjeçare.

Diena Karanxha ishte një emër i njohur i ekranit shqiptar, si piktore.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por dje në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

15635393-v0-bildschirmfoto-2019-11-27-um-09-15-15

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më herët, Renea kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete.

diena-mecaj-Untitled

Ja çfarë shkruan gazeta zvicerane Blick sot:

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

15635462-v0-afp-1ml24y

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.
Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Mblidhen 1 milion dollarë, Mozzik :Të qëndrojmë bashkë në diell e në shira... (FOTO)
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Putin mesazh Ilir Metës: Ngushëllime dhe përkrahje

k.autor

Postime të ngjashme

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin Breaking News

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit Breaking News

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg Breaking News

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT