• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK NË TURQI/ Erdogan: S’kemi nevojë për ndihmë
Home
Nderkombetare

TËRMETI TRAGJIK NË TURQI/ Erdogan: S’kemi nevojë për ndihmë

25 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Erdogan dhe bashkëpunëtorë të tij vizituan qytetin Elazig të prekur nga tërmeti shkatërrues.Fillimisht, ai fali xhenazen e jetëhumburve dhe më pas vizitoi lagjen Mustafa Pasha, ku vazhdon operacioni i shpëtimit.“Si shtet dhe si popull, ne do të bëjmë çdo përpjekje deri në fund dhe të vazhdojmë operacionet tona të shpëtimit nën çdo rrënojë”, tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se çdo formë e përkrahjes për të prekurit kalon nëpër Drejtorinë e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, porse, siç tha, nuk ka nevojë për ndihmë.“Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë. Por nëse dikush dëshiron të ndihmojë, ata mund ta bëjnë këtë përmes AFAD dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, tha Erdogan, duke shtuar se përpjekjet e të gjithëve – nga ekipet e shpëtimit, xhandarmëria dhe ushtria, janë duke gërmuar nën rrënoja për të shpëtuar një numër sa të madh njerëzish të bllokuar.“Njerëzit në terren po përdorin të gjitha kapacitetet dhe burimet e mundshme në operacionet e shpëtimit që do të vazhdojnë. Ministrat tanë do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në terren”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët që kanë treguar solidaritet të jashtëzakonshëm në këtë tragjedi.“Ne kemi përjetuar shumë tërmete deri më tani në histori, por i kemi trajtuar me durim dhe sukses me pasojat e tyre”, tha presidenti turk, i cili pasi vizitoi rrënojat, gjithashtu vizitoi të dëmtuarit në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TURPSHME/ Berisha poston videon e POLICIT që e ka zënë gjumi dhe e akuzon si përdorues të drogës
Previous article VIROZAT E STINËS/ Shtohet numri i rasteve në spitalin e Lezhës

k.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT