• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Humbi nënën dhe vëllain, flet Megi Cuka: Amanetet do t’i çoj në fund
Home
Sociale

TËRMETI TRAGJIK/ Humbi nënën dhe vëllain, flet Megi Cuka: Amanetet do t’i çoj në fund

7 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy ndër viktimat e 26 Nëntorit i përkasin familjes Cuka në Thumanë. Fatmira Cuka së bashku me të birin, 18 vjeçar Sardin, humbën jetën si pasojë e shembjës së pallatit ku ata banonin. Kryefamiljari i shtëpisë, Bujari, ndodhej po ashtu në pallat por ka arritur të shpëtojë, ndërsa vajza, Megi, ndodhej te gjyshja në momentin kur tërmeti tronditi vendin.

Vdekja e dy familjarëve, ka krijuar një dhimbje të madhe në zemrën e Bujarit dhe Megit, të cilët ende nuk arrijnë ta besojnë. Megi ka treguar se nuk di ku po e gjen forcën për të vazhduar, pasi ajo që ndjen, i gjithë trishtimi dhe vuajtja, janë të paimagjinueshme. “Çfarë mund të them.. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme. Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet…”, është shprehur ajo.

Po ashtu, vajza ka treguar për emisionin ‘Historia ime’ se me të ëmën kishte një lidhje shumë të fortë, një lidhje që përkonte me ëndrra, me premtime që prisnin t’i realizonin së bashku por fatkeqësisht u lanë në gjysmë. “Se di por më ka marrë shumë malli, nuk kam lot, nuk di çfarë të them tjetër… Më ka marrë shumë malli për mamin, nuk di çfarë të them për Zotin. Kishim shumë ëndrra bashkë, ishim shumë të lidhura, më duket sikur nuk do di me kë të shprehem. Kam qenë shumë e lidhur me mamin, çdo gjë ja tregoja asaj… Nuk di çfarë të them. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Jo se është mami im, por ishte e tillë, siç kishte emrin ishte dhe vetë… Mira dhe ashtu ishte e mirë..”

Megi ka folur dhe për të vëllanë, se ai ishte në vitin e fundit të gjimnazit dhe së si bënte plane për të shkuar në maturë. “Sardi mbaronte gjimnazin, dhe ishim gjatë gjithë kohës çfarë do vishnim për maturë, çfarë makine do marrim. Sikur janë gjithë maturantët, adoleshentët. Nuk e di.. Shpirtin e mamit e kam brenda vetes, ma jep gjithë këtë forcë, siç ishte mami në të vërtetë e fortë, sypatrembur. Ajo deri në momentin e fundit i ka ndenjur afër vëllait.. Nuk e di.. Sa meqë gjithë atë tmerr që kanë parë këta, ka shkuar duke e zgjuar vëllain qetësisht. Thjesht për të mos e trembur. Kam shumë nevojë për mamin, por çfarë të bëj. Nuk di çfarë të them tjetër. Shyqyr që kam babin të paktën, kam një prind, kam diku ku mund ta gjej një mundësi të paktën prindërore. Pavarësisht se unë kam shumë teze, dajo, njerëz plot, që s’më lenë kurrë vetëm. Kam një teze që ngjan shumë me mamin dhe çmallem duke e parë atë”, ka rrëfyer plot dhimbje Megi.

Ajo është studente e gjuhëve të huaja dhe pas humbjes së nënës dhe vëllait, ka vendosur që t’i bëjë krenarë duke vazhduar përpara. “Po vetëm për mamin, vetëm për atë dua të bëhem e fortë dhe çuditërisht jam kaq e fortë. Thashë vetëm ajo ma jep forcën bashkë me vëllain, nuk e kisha imagjinuar veten kaq të fortë sinqerisht. Ama vetëm di të them diçka që amanetet e saj do i çoj deri në fund… Një ndër to ishte të më shihte mua të kompletuar domethënë, me punë , me gjithçka, sikur unë e kisha nisur, me shkollën me studimet. Sikur çdo prind për fëmijët e tij domethënë”, tregon Megi.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS HARRONI ÇADRAT ME VETE/ Moti bën kthesën “e papritur”, zbuloni se çfarë ka “rezervuar” për fundjavën
Previous article NDALET INTER NË "SAN SIRO"/ "Zikaltërit" dhe Roma ndajnë pikët, rrezikon kreun

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT