• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ 65-vjeçari tregon si shpëtoi familjen: Një nga fëmijët e harrova brenda!
Home
Aktualitet

TËRMETI TRAGJIK/ 65-vjeçari tregon si shpëtoi familjen: Një nga fëmijët e harrova brenda!

29 November, 2019 k.autor Aktualitet

Pranë pallatit “te vdekjes” ku u nxorën dhjetëra trupa pa jetë, në Thumanën e gjunjëzuar nga dhimbja, qëndron Vladimir Haxhiu, i cili arriti të shpëtonte mrekullisht nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes, mes tyre dhe dy fëmijë.

65 vjecari tregon panikun e përjetuar gjatë përpjekjeve për të shpëtuar familjarët e tij, e sidomos fëmijët.

“Në këto rrënojat që janë bërë këtu, në katin e parë. Kam mbijetuar kot, fati. Kam qenë me gruan, gocën dhe dy fëmijët e saj të vegjël, një në klasë të parë dhe një në klasë të tretë. Kur dola unë, mora kalamajt, gocën dhe nusen, harrova një nga fëmijët brenda se ishte errësirë. U bë tym. Hyrja ishte bllokuar me inerte .Kam hipur sipër jam rrëzuar disa herë, goca ka vrarë këmbën”, tha 65-vjeçari.

Bashkë me familjen, Vladimiri po qëndron në çadër, në pritje për t’u shpërngulur.

 “Vetë i pestë në çadër. Për veshmbathje dhe ushqime nuk vuajmë, mirë jemi. Vuaj për dyshek se po flemë përtokë. Do shpërngulemi, por nuk e di se ku”, tha ai.

Vladimir Haxhiut i qëndron pranë miku i tij, i lumtur që fati u tregua i mirë me ta.

“Nuk dua të flas vetëm për Vladimirin,  më vjen keq për gjithçka ndodhi këtu dhe ndjej një keqardhje shumë të madhe sepse të gjithë i njoh”, tha ai.

Nga ky pallat ku shpëtoi Vladimir Haxhiu me familjen e tij, u nxorën pa jetë dhjetëra banorë, mes tyre familja Gregu me 3 anëtarë dhe Fatmira Çuka me Sardi Cukën, nënë e bir. Tashmë ky pallat është shembur, kanë mbetur vetëm rrënojat dhe kujtimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOMAZHE NË "SHESHIN SKËNDERBEJ"/ Artistë dhe qytetarë ndezin qirinj për viktimat
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Shqiptarët në Suedi lutje dhe qirinj për viktimat e tërmetit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT