• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGIK/ Cilët janë inxhinerët shqiptaro-amerikanë që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë (EMRAT)
Home
Aktualitet

TËRMETI TRAGIK/ Cilët janë inxhinerët shqiptaro-amerikanë që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë (EMRAT)

3 December, 2019 k.autor Aktualitet

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, kane mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha.

Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe zv.shefja e stafit Vera Mjeku mbështetën këtë nismë të inxhinerëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.

Inxhinierët thonë që e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe ndihma financiare edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata premtuan se do të bëjë maksimumin gjatë vlerësimit të objekteve shkollore të Shqipërisë.

Shqipëria mori goditje të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, kryesisht në Durrës dhe Thumanë, si edhe në shumë qytete e fshatra përreth tyre.

Mësimi është ndërprerë në një seri shkollash brenda zonave të shpallura nën gjendje të jashtëzakonshme, po ndërkohë edhe shumë banorë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në pritje të një vlerësimi profesional për ndërtesat e dëmtuara. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MË ËSHTË KRIJUAR NJË PLAGË NË ZEMËR"/ Evi Reçi flet për 7 familjarët që humbi nga tërmeti: Sot, më të fortë se kurrë (VIDEO)
Previous article AUSTRIA JEP 600 MIJË EURO/ Rama: Ata që do ikin nga fshati ta harrojnë tokën! Tenda nga Erdogan

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT