• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI SHKATËRRUES/ BE njofton konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë
Home
Nderkombetare

TËRMETI SHKATËRRUES/ BE njofton konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

20 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.

Njoftimin për organizimin e kësaj konference e ka konfirmuar të hënën Dana Spinat, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Pritet që në këtë konferencë Komisioni Evropian të japë një kontribut të madh shtesë, por në të njëjtën kohë priten edhe donacione individuale të vendeve anëtare, të vendeve fqinje, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve privatë, po ashtu.

Bashkimi Evropian edhe deri tash ka ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, përmes dërgimit të ekipeve për intervenim të shpejtë, por edhe përmes ndihmës materiale. Por, në BE vlerësojnë se nevojat për rimëkëmbje pas tërmetit, për kujdesin për njerëzit e goditur nga pasojat, do të jenë të mëdha dhe të gjata. Prandaj edhe ka vendosur të thërrasë konferencë donatorësh.

BE-ja kishte organizuar një konferencë donatorësh edhe për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit. Në atë konferencë ishin premtuar mbi 1 miliard euro, si në ndihmë të pakthyeshme, ashtu edhe përmes kredive të favorshme.

Por, krahasuar me pasojat dhe dëmet e tërmetit në Shqipëri dhe hapësirën që kishte përfshirë, tërmeti i fundit në Turqi dhe Siri është një prej më të mëdhenjve që ka parë Evropa në kohën moderne. Prandaj, në BE presin dhe mobilizim të madh të donatorëve për ndihmë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU SHQIPTARIN ME PLUMB NË KOKË/ Biznesmeni grek: Ngacmoi vajzën që ishte me mua
Previous article DËSHTIMI I ATENTATIT NË ELBASAN/ FOTO, ja kush janë dy personat e arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT