Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura të kërkojnë ndihmë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar në Turqi, duke i bërë thirrje çdo shqiptari që jeton në zonat e prekura.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministria ka vendosur në dispozicion kontaktet për ndihmë në rast nevoje.