• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Rumania nuk ndalet, sjell ndihmën e tretë humanitare
Home
Sociale

TËRMETI/ Rumania nuk ndalet, sjell ndihmën e tretë humanitare

6 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Rumania ka sjellë në Shqiëpri edhe ndihmën e tretë humanitare për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas katastrofës në Shqipëri, u aktivizua mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe Presidenti Klaus Iohannis bëri thirrje për përfshirjen urgjente të Rumanisë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për autoritetet shqiptare pas situatës dramatike të krijuar nga seria e tërmeteve që goditën këtë vend.

Pas dy transporteve që mbërritën në Shqipëri në datën 26 nëntor dhe 1 dhjetor, me dy avionë ushtarakë C130 Hercules, të cilët sollën dhe ekipin e shpëtimit të përbërë nga 54 anëtarë dhe 4 qen të përgatitur për të shpëtuar jetë njerëzore, në datën 5 dhjetor mbërriti ndihma e fundit humanitare dhënë nga Rumania me dy kamionë nga Administrata Kombëtare e Rezervave të Shtetit dhe Probleme të Veçanta.

Ndihma humanitare e siguruar nga Rumania përbëhej gjithsej nga: 100 tenda plotësisht izotermale dimri, 400 shtretër, 400 dyshekë, 400 batanije të leshta, 400 thasë gjumi dhe 800 çarçafë. Në destinacionin ku, ndihmat u shkarkuan nga autoritetet shqiptare përmes institucionit të rezervave të shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMISIONI PËR INTEGRIMIN EUROPIAN/ Miratohet projektligji për buxhetin 2020
Previous article QYTETARI I KËRKON TË ULET ME RAMËN/ Basha: Qeveria ka detyrat e saj, kurse ne...

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT