Lëkundjet e tërmetit sot rreth orës 17:03 dhe që janë ndjerë në Tiranë e Durrës kanë rikthyer panikun te qytetarët pas një qetësie disa ditore.
Megjithëse të shkurtra, lëkundjet u ndjenë për disa sekonda, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se deri tani nuk ka raportime për dëme.
Po ashtu, sipas IGJEUM, magnituda e tërmetit ka qenë 4.3, dhe jo 4.7 siç u raportua paraprakisht.
Epiqendra e tërmetit ishte në Vorë, 9 kilometra Veri të Durrësit dhe një një thellësi prej 29 kilometrash.


