Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Mësohet se lëkundjet e orës 04:25 kanë qenë të forta prej magnitudë 5.2. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km.
Pas lëkundjeve të forta qytetarët janë në panik dhe kanë braktisur banesat e tyre. Deri më tani raportohet se ka dëme materiale, plasaritje në muret e banesave të qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth.
Ndërkohë edhe qytetarët e prekur nga tërmeti i 11 qershorit janë shprehur se dëmet materiale janë thelluar.
Lëkundjet e forta janë ndjerë disa qytete të tjera si Elbasani, Gjirokastër, madje edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.



