• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI NË TURQI/ Shqiptarja: Mendova se çdo gjë mbaroi, shpresat për të gjallë nën rrënoja po SHUHEN. Jemi…
Home
Breaking News

TËRMETI NË TURQI/ Shqiptarja: Mendova se çdo gjë mbaroi, shpresat për të gjallë nën rrënoja po SHUHEN. Jemi…

2 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Orët po kalojnë dhe shpresat për të gjetur jetë nën rrënojat që la pas tërmeti i 30 tetorit në Izmir po shuhen. Melek Taşkin Taşol kryetare e shoqatës “Shqiptarët e Bornovës” në Turqi ka treguar për abcnews.al momentin e parë kur dëgjoi lëkundjet e tërmetit të fuqishëm me epiqendër në detin Egje. Ajo thotë se ndodhej në punë në ato momente dhe gjëja e parë që mendoi ishte se ky qe fundi. Tashmë, thotë ajo, kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre të cilat kanë pësuar dëmtime të forta.

“Unë po punoja në vendin tim të punës ditën e tërmetit, u trembëm shumë dhe kishim shumë frikë se ishin shembur disa pjesë të mureve të vendit tonë të punës. Unë qëndrova në pragun e derës dhe prisja të kalonte tërmeti, por zgjati aq shumë dhe ato sekonda nuk kaluan lehtë. Mendova se gjithçka kishte mbaruar, ne jemi ende të prekur dhe nuk mund të flemë në shtëpitë tona”, shprehet ajo.

Taşol shprehet se përveç 3 shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti, një tjetër mori dëmtime të rënda, ndërsa tregon se janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëkombasit e tjerë në këtë zonë. Ajo thotë se shoqata ndodhet 2 km larg epiqendrës së tërmetit dhe shumë shpesh shkojnë pranë miqve të tyre për të vazhduar kërkimet për të afërmit e zhdukur.

“Për fat të mirë për mua dhe të afërmit e mi, situata është e mirë, por ne humbëm 3 shqiptarë nga tërmeti, një prej të cilëve ishte anëtar i shoqatës sonë. Dhe 1 person u plagos, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të në spital dhe me shqiptarët e tjerë që pësuan dëme nga tërmeti.

Ne shpesh shkojmë në zonën e rrënojave, 2 km larg nga shoqata jonë, njerëzit atje janë ende në një gjendje shumë të keqe. Ka ende nga ata që po presin që të afërmit e tyre të dalin nga rrënojat, shpresat po mbarojnë ndërsa orët kalojnë, ata qëndrojnë në parqe në një mot të ftohtë, shteti ynë, komunat tona, organizatat tona joqeveritare dhe qytetarët të gjithë po ndihmojnë në këtë situatë. Shpresojmë që Allahu të mos lejojë askënd të jetojë përsëri, ka shumë ndërtesa të dëmtuara rreth ndërtesave të shembura dhe atyre njerëzve u ndalohet të hyjnë në këto ndërtesa po qëndrojnë jashtë në çadra”, tregon ajo.

Aktualishtnumri i viktimave nga tërmetika shkuar në 91, ndërsa 994 persona janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në Izmir dhe në ishullin grek “Samos”./mv.abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGATËRRON DATËN E ZGJEDHJEVE/ I “shtyn” me 25 qershor, Basha: Do jua shëroj plagët pas kësaj dite
Previous article COVID-19/ Italia sërish shifra të larta të infektuarish, humbin jetën 233 persona

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT