Mes të vdekurve në Siri janë katër vullnetarë nga Helmetat e Bardha, një forcë vullnetare e përfshirë shumë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Mahmoud Sharif, Dhaif Al-Shaker, Khalil Tokaj dhe Fatima Al-Hassan dhe familjet e tyre u vranë nga tërmeti, i cili shembi ndërtesa në të gjithë Sirinë veriperëndimore.
“Me pikëllim të madh, ne vajtojmë humbjen e katër vullnetarëve të Helmetave të Bardha dhe familjeve të tyre, të cilët ishin ndër viktimat e tërmetit shkatërrues”, shkruan në Twitter Helmetat e Bardha.
“Ngushëllimet tona për familjet e tyre dhe për popullin tonë sirian”.
Helmetat e Bardha kanë qenë të rëndësishme në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në veriperëndim të Sirisë të kontrolluar nga rebelët.
Grupit i është vlerësuar merita e shpëtimit të mijëra njerëzve në të njëjtin rajon gjatë viteve të bombardimeve nga qeveria siriane dhe forcat ruse në luftën civile të Sirisë.
Ata u nominuan për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2016 dhe kanë marrë fonde nga vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në. Grupi këmbëngul se ata nuk janë partiakë.