Tërmeti nuk ka pushtuar vetëm mediat vendase por është raportuar edhe nga mediat e huaja.
CNN ka shpjeguar tërmetin e fuqishëm në Shqipëri.
“Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipëri”- shkruan CNN dhe vazhdon shpjegimin me grafika.
Edhe mediat greke kanë shkruar për tërmetin në Shqipëri.
Në raportimin e mediave greke thuhet se se lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi.
“Mbi 40 njerëz u plagosën në tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të pasdites.
Burime mjekësore në Tiranë theksojnë se mes pacientëve, shumica prej tyre fëmijë të vegjël dhe të rinj, është edhe një person në gjendje kritike. Tërmeti sot, sipas autoriteteve, do të ishte më i forti i 20-30 viteve të fundit në zonë”, shkruan TGcom.
“Një tërmet me forcë 5.6 ballë tronditi këtë të shtunën qytetin portual shqiptar të Durrësi. Ministria e Mbrojtjes tha se ishte tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Banorët në Tiranë u larguan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë dhe në parqe për siguri”, shkruan Reuters.
“Shtëpitë u rrënuan, banorët e tmerruar dolën në rrugë dhe rreth 50 njerëz u lënduan, ndërsa Shqipëria u trondit nga tërmeti i saj më i fortë në 30 vjet. Makinat u shtypën nga tullat e rëna në kryeqytetin e Tiranës – ku dy dridhje u ndjen në një suksesion të shpejtë – dhe ndërtesat u dëmtuan keq në qytetin bregdetar të Durrësit, afër epiqendrës.
Dridhja me forcë 5.6 – gjithashtu e ndjerë në Itali dhe Greqi – tronditi shtëpitë, rrëzoi sendet nga raftet, preu energjinë dhe shërbimin telefonik dhe dëmtoi një stadium futbolli gjatë një ndeshje. Ishte një mrekulli që ndërtesa ime i rezistoi. Këto ndërtesa nuk janë bërë për të mbijetuar nga ky lloj tërmeti”, ka thënë një banorë në Durrës”, shkruan Mirror.