Një tërmet me magnitudë 6.8 righter goditi qytetin lindor turk të Elazig, duke e çuar deri më tani bilancin e viktimave në 22 njerëz dhe 1.000 të tjerë të plagosur.
Pas tërmetit në Elazig, nisi një përpjekje e madhe për të shpëtuar qytetarët që ishin nën rrënoja.
Pamjet e meposhtme vijnë nga momenti kur një nënë e shpëtuar u kërkoi autoriteteve të shpëtonin fëmijët e tyre. Nëna e plagosur tha: “Fëmijët e mi janë atje lart në shkallë, nën derën e çelikut, ruajini ata”. Në atë kohë, kamerat ishin gjithashtu në gadishmëri. ALPEnews.al