Tërmet i fortë që shkundi paraditen e sotme kryeqytetin dhe zonat përreth ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët, të cilët kanë nxituar të dalin në rrugë. Institucionet kanë ndërprerë punën, dhe punonjësit kanë lënë ambientet e punës.
Edhe mbledhjet në komisione parlamentare janë ndërprerë sapo janë ndjerë lëkundjet e tokës, me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Si pasojë e tronditjes së fortë janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, duket se në muret e sallave ku zhvillohen mbledhjet e Komisioneve janë krijuar të çara.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 31 km në veriperëndim të Tiranës.



