• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Ndreu: PS u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo kohë. Opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep
Home
Politikë

TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Ndreu: PS u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo kohë. Opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep

27 November, 2020 Delo.autor Politikë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon normalisht në këtë qytet dhe se ka pasur mbështetje të plotë nga qeveria. Ai thotë se ka pasur abuzime nga qytetarë të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ndihma e qeverisë duke kundërshtuar ekspertizën e inxhinierëve mbi banesën e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Ndreu ka bërë një paralelizëm mes fatkeqësisë së përmbytjeve në Shkodër dhe tërmetit të 26 nëntorit si dhe rolit të opozitës në të dy rastet. Ai thotë se kur ishte PS në opozitë gjatë përmbytjeve në Shkodër, ata kanë ndihmuar shumë përmes pakove të ndryshme ushqimore dhe veshjeve ndërsa opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep për të dëmtuarit e tërmetit.

“Janë mbledhur dhe është lënë në vlerësimin e atyre inxhinierëve që kanë marrë pjesë vullnetarisht. Është e pavërtetë që qeveria nuk na ka mbështetur. Përqindja e ankesave është shumë e vogël. Ne kemi shkuar në shumë shtëpi ku inxhinierët e kanë vlerësuar banesën DS1 ndërsa banorët këmbëngulnin se ato ishin DS3. Ka shumë abuzues. Të gjithë vlerësimet DS1, 2 dhe 3 i ka bërë bashkia. Opozita që kur ka filluar, nuk ka harxhuar asnjë lek. Kur është përmbytur Shkodra, PS ka ndihmuar me pako ushqimore ndërsa me këtë tërmetin, opozita aktuale nuk ka ndihmuar me asgjë” – tha Ndreu.

Ndërkohë duke folur mbi aplikimet për ata personat që përfitojnë ndihmën pasi u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, Ndreu tha se janë shtuar shumë. Ai thotë se këta persona nuk mund të përfitojnë tani por vetëm ata persona që kanë qenë jashtë vendit në kohën që ka rënë tërmeti dhe u është dëmtuar shtëpia.

“Personat që vijnë tani, janë shtuar në mënyrë drastike. Shumë persona thonë që nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim. Pse nuk më thirrët, kështu na thonë ne qytetarët. Nuk ka asnjë selektim të qytetarëve. Ky është trup i madh. Është absurditet. Janë disa persona që qëndrojnë jashtë shtetit, u është dëmtuar godina. Ata mund të futen në procesin e aplikimit. Ndërsa personat e tjerë, pas një viti nuk mund të futen në paketën e ndihmës. Bashkia e Lezhës që ka një strukturë inxhinierësh prej 11 vetësh është e mbingarkuar me punë që prej 1 viti nga tërmeti i vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULEN TEMPERATURAT, KTHJELLIME DHE VRANËSIRA.../ Mësoni parashikimin e motit për sot
Previous article HORROR NË MORG/ 32 vjeçari zgjohet nga "vdekja" në prag të varrimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT