• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Eksperti italian: Ja si do verifikojmë nëse pallatet shqiptare janë ende të banueshme
Home
Intervista

TËRMETI/ Eksperti italian: Ja si do verifikojmë nëse pallatet shqiptare janë ende të banueshme

30 November, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Nga dita e nesërme, në ekipet e mbrojtjes civile evropiane, të cilat kanë filluar që dje, sëbashku me teknikët shqiptarë, kontrollet lidhur me banueshmërinë e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, do të shtohen edhe 10 inxhinierë që po vijnë nga Italia. Që nga dita e emergjencës për tërmetin, Italia ka dërguar në Shqipëri 453 punonjës të mbrojtjes civile, të zjarrfikësve, ushtrisë, Guardia di Finanza-s, rojes bregdetare, njësi me qen nuhatës, ekspertë të rajoneve Pulja e Molize dhe grupe vullnetarësh për t’i dhënë ndihmë popullatës.

Pas përfundimit të fazës së kërkim-shpëtimit, disa njësi po kthehen në Itali, për t’u zëvendësuar me ekspertë, që duhet të verifikojnë gjendjen e ndërtesave. Një operacion shumë i rëndësishëm, në të cilin janë përfshirë edhe ekspertë grekë, zviceranë dhe turq dhe nga i cili varet fati i mijëra familjeve, të cilat, në këto orë ankthi, nuk dinë nëse, dhe kur, do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. 

Në krye të ekipit italian, të përbërë nga 10 inxhinierë të mbrojtjes civile, do të jetë inxhinieri Adriano De Sortis. Në një bisedë telefonike me Shqiptarja.com, De Fortis shpjegon edhe se në ç’mënyrë do të kryhet verifikimi i ndërtesave.

Inxhinier, le të fillojmë nga shqetësimi i parë: sa kohë duhet për të përfunduar verifikimin e ndërtesave?
Në bazë të përvojës sonë, një ekip i përbërë nga dy teknikë arrin të kontrollojë gjatë një dite, pra në 10 orë pune, rreth 10 ndërtesa. Natyrisht, sa më shumë ekspertë që të përfshihen, aq më shpejt përfundon monitorimi.

Në ç’mënyrë e kryeni kontrollin?
Për çdo ndërtesë hartohet një skedë, në të cilën hedhim informacione topografike, sipërfaqen e ndërtesës, materialin e përdorur për ndërtimin, sa banorë janë, nëse struktura është me tulla apo me hekur-beton, vitin e ndërtimit, etj.

Pra, krijoni pasaportën për çdo ndërtesë. Po pastaj?
Më pas vijohet me një analizë me shikim. Është e rëndësishme të sqarojmë se, në një pallat, për shembull, ne nuk analizojmë situatën e apartamenteve të veçantë, por kushtet e ndërtesës në përgjithësi. Natyrisht, nisemi nga dëmet e dukshme, për të kaluar më pas në dëmet më pak të dukshme, pasi ndonjëherë një çarje në një kolonë mbajtëse, ose në një tra, është shumë më e rëndësishme se një dëmtim në një mur. Verifikohen kushtet e kolonave, e soletave, e themeleve dhe mureve, përbërja e tyre. Por edhe forma e pallatit ka rëndësi: domethënë nëse fjala është për një ndërtim që ka një strukturë të rregullt, apo shumë të çrregullt. Një vëmendje të madhe u kushtojmë edhe kushteve të truallit, pra nëse vërehen zhytje të truallit përrreth ndërtesës apo jo dhe, pastaj, nëse ndërtesa qendron drejt.       

Po a ka disa elemente bazë, që mund të ndihmojnë edhe një qytetar të kuptojë vetë nëse shtëpia apo pallati i tij është i banueshëm apo jo?  
Absolutisht jo. Ajo çka qytetarët duhet të shmangin në mënyrë absolute është të gjykojnë vetë. Kjo është si të pretendosh të diagnostikosh vetë një sëmundje, pa i kërkuar ndihmë mjekut … është shumë, shumë e rrezikshme.

Pra, ju jeni si mjekët që kuptojnë nëse pallati është i sëmurë apo jo…
E saktë, dhe fjala është për një vlerësim që ndryshon nga pallati në pallat, nga shtëpia në shtëpi, pasi duhen të merren parasysh shumë faktorë, të cilët vetëm teknikët-mjekë mund t’i kuptojnë. Për shembull, disa raste kur konstatohet pabanueshmëria janë edhe indirekte, pasi ndoshta pallati është krejt në rregull, por pallati fqinj është i pabanueshëm: në këtë rast, që të dy janë pallate të pabanueshme, pasi shembja e mundshme e njerit prej tyre mund të sjellë shembjen e tjetrit.

A përdoren edhe instrumenta teknikë për të kryer kontrollin?
Në këtë fazë të parë nuk është e mundur. Analiza me instrumenta do të kërkonte shumë kohë, por ne duhet të veprojnë shpejt, pikërisht për t’u dhënë sa më shpejt që të jetë e mundur një përgjigje popullatës dhe institucioneve. Në këtë fazë emergjence ne japim përgjigje lidhur me banueshmërinë e plotë, të pjesëshme apo për pabanueshmërinë e plotë. Më pas nuk përjashtohet që, në disa raste, të cilat nuk janë shumë të qarta, të pabanueshmërisë së plotë, të mund të procedohet në një moment të dytë me analiza më të thelluara, por që kërkojnë shumë më tepër kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Lulzim Basha (nuk) ecën vetë!
Previous article TAKIMI ME RAMËN/ SHBA ekip për vlerësimin e ndërtesave, Japonia specialistë për godina “anti-tërmet”

F.autor

Postime të ngjashme

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT