Tërmeti që tronditi Shqipërinë 4 ditë më parë ka shënuar një tragjedi të madhe për vendin me 51 viktima deri tani.
Veç soldiarizimit si asnjeherë tjetër, ky tërmet ka dhe anën tjetër, até të historive që na perlotën në gëzim dhe na bënë të gjithëve të duartrokismin në ato momente të errëta kur informacioni perditësohej nga sekonda në sekondë.
E janë pikërisht personat (45) që u nxorrën të gjallë nga rrënojat që të tjerëve i morën jetën.
Një rast tejet i trishtë është ai i Diena Meçajt Karanxha, 30-vjeçares që doli e gjallë nga rrënojat e banesës në Thumanë por ndërroi jetë vetëm pak kohë më pas në spital.
E reja kishte humbur vajzën e saj 8-vjeçare si pasojë e pjesëve të betonit që kanë rënë mbi të.
Saimir Gregu dhe Klement Çupi u nxorrën gjithashtu të gjallë nga rrënojat por nuk munden ti mbijetonin plagëve.
Histori e trishtë ishte ajo e Klement Çupit, i cili bënte shaka me ekipin e shpëtimit grek dhe të afërmit duke thënë se duhej të pinin kafe pasi të mbaronte e gjithë kjo. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme… ai ishte i buzëqeshur.
Edhe Saimir Gregu komunikoi gjatë gjithë ditës me ekipet e shpëtimit deri në nxjerrjen e tij në orët e pasdites së datës 26 nëntor.
Mes duartrokitjesh, Klajdi Qato, shpëtohet i gjallë pas 19 orësh nën rrënoja
DUARTROKITJE DHE GËZIM!🙏Momenti kur Klajdi Qato shpëtohet nga rrënojat e hotelit në Durrës.
Gepostet von AlpeNews.al am Mittwoch, 27. November 2019
Ramë Lala, momenti kur 17 vjeçari u nxorr i gjallë nga rrënojat
PAMJET… Momenti kur shpëtohet 17 vjeçari në Durrës!
Gepostet von AlpeNews.al am Dienstag, 26. November 2019
Adriatik Bode
Adriatik Bode 33 vjec ishte në katin e trete të godinës kur ra tërmeti I fortë.
Mirëpo fatmirësisht ai gjendej në një pozicion të tille që e lejoi të mbijetonte për shumë orë poshte rrënojave derisa u gjet I gjallë dhe u shpëtua.
Një tjetër rast fatkeq. është ai i familjes Cara i cili humbi 7 pjesëtarët e familjes. Të vetmit që shpetuan ishin Albert Cara dhe Lindita Cara.
Lindita Cara
Lindita Cara, gruaja e cila prej mëngjesit u izolua në rrënojat e pallatit, në Thumanë ka dalë e gjallë.
Ndonëse Cara ishte me gjysmën e gjymtyrëve në rrënoja, ajo ka mundur të rezitojë dhe ekipet e shpëtimit e kanë nxjerrë.
Lavdosh Petoshati
Lavdosh Petoshati, i cili në momentin e rënies së tërmetit në orën 3.54 ka mbetur nën rrënojat e njërës prej ndërtesave të kompanisë për rreth 4 orë.
I mituri që thërriste: “Më ndihmoni”
Djali u nxorr i gjallë nga rrënojat me vetëm disa gërvishtje.
Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat në Thumanë
Përgatiti: ALPEnews.al