• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Bilanci i deritanishëm i punës, ja sa banesa janë verifikuar
Home
Sociale

TËRMETI/ Bilanci i deritanishëm i punës, ja sa banesa janë verifikuar

8 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zëvendministrja e Brendshme, Rovena Voda, bën bilancin paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit, në ditën e 13 pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Zv.ministrja bën me dije se deri më tani janë prishur 27 objekte në Durrës, 10 në Thumanë dhe 2 në Krujë, ndërsa publikon dhe numrin e të gjitha banesave të verifikuara.

Deklarata e plotë:

Në ditën e trembëdhjetë pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit, Zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, ofron një përditësimin të informacionit dhe bilancit paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit në zonat e prekura, si në vijim:

PUNA NË TERREN 39 OBJEKTE të prishura gjithsej

Lista e objekteve të prishura ne Durrës – gjithsej: 27 OBJEKTE:

– 1 objekt 2-katësh (Lagjja “Kenetë”) – 1 objekt 3-katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”) – 3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kenetë”) – 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, pas Hotel “Koral”) – 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, Rrota e Kuqe) – 1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”) – 1 objekt 5-katësh, Hotel “Vila Verde” – 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës – 1 objekt 6-katësh, Hotel “Gostivari”, Durrës (me shpërthim të kontrolluar) – 1 objekt në Durrës – 1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”) – 1 objekt 5-katësh, Hotel “Lubjana” – 1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar) – 1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katesh), Lagjja “Kënetë” – 1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar) – 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Shkozet – 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë” – 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Kënetë – 1 objekt 4-katësh, “Ura e Dajlanit” – 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës – 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës – 1 objekt 3-katësh, Shkozet

– 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës – 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja) – 1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja)

Lista e objekteve te prishura ne Thumane – gjithsej: 10 OBJEKTE

– 2 objekte 2-katëshe, Qendër-Thumanë – 7 objekte 5-katëshe, Qendër-Thumanë – 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë – gjithsej: 2 OBJEKTE

– 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare – 1 objekt 3-katësh, në fshat Bubq.

INSPEKTIME/VERIFIKIME BANESASH

BASHKIA DURRËS Durrës Manëz Rrashbull Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 161 11 10 Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme) 99 Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 17 12 7 Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 9

BASHKIA KRUJË Krujë F-Krujë Bubq Nikël Thumanë Cudhi Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 12 13 10 5 20 15 Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme) Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 33 2 14 15 30 10 Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

BASHKIA LEZHË Lezhë Objekte të dëmtuara lehtë (të banueshme) 135 Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 31

BASHKIA SHKODËR Durrës Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 27 Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 28

BASHKIA DIBËR Dibër Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 9 Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 3

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 599 (Tiranë – 262; Durrës – 290; Lezhë – 45; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 510 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë. AKOMODIMI 4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. Në këtë mënyrë, banorët nuk vijnë në insitucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar. Përsa i përket Kampit të Manzës, 81 banorë jetojnë tashmë në njësitë lëvizëse të strehimit në Manzë, ndërkohë që vijon puna për t’iu ofruar kushte më të mira dhe shërbime shëndetësore. Disa banorë kanë oftuar shtëpitë të tyre, dhe po strehojmë përkohësisht banorët e prekur nga tërmeti që jëtonin në kamp. Po ashtu, tre familje kanë zgjedhur të shkojnë në shtëpi me qera, për të cilat Shtabi i Emergjencës ka oftuar shërbime dhe transport falas. SHËNDETËSIA 4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese. 1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë). 533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''PËR KUZHINËN HUMBA VAJZËN QË DOJA''/ Rrëfehet Alsi, kuzhinjeri që i zuri vendin Renato Mekollit
Previous article ÇUDIA NË TIRANË/ Nëna mëson të birin si të vjedhë celularin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT