• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Bashkia: 4 pallate në Tiranë të pabanueshme! Banorët të mos bëjnë rezistencë, por të lënë banesat
Home
Sociale

TËRMETI/ Bashkia: 4 pallate në Tiranë të pabanueshme! Banorët të mos bëjnë rezistencë, por të lënë banesat

28 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu vendin më datë 26 nëntor, Bashkia e Tiranës, në zbatim të vendimit nr. 750, datë 27.11.2019 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, u angazhua menjëherë në terren me të gjithë punonjësit e saj, për të përballuar pasojat dhe ndihmuar qytetarët e prekur. Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar ndërtesat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve sizmike.

Deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

– Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
– Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
– Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
–  Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Bashkia e Tiranës i ka njoftuar dhe ua ka vënë në dispozicion banorëve të pallateve të mësipërme aktet e konstatimeve të Institutit të Ndërtimit, duke bërë rrethimin e zonës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë. Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

Bashkia e Tiranës falenderon të gjithë ata banorë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupet e terrenit, pasi u është ofruar strehim në qendrat tona sociale ose akomodim në çdo subjekt privat, i cili është ofruar për të ndihmuar në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA "SUPERMAN" I SERIE A/ Shqiptari kryeson listën pas 13 javësh duke lënë pas Donaruma & CO
Previous article FORMULA 1/ Leclerc shpjegon përplasjen me Sebasttian Vettel: Duhet të jemi më pak agresivë...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT